Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shfaqur tejet i motivuar në konferencën për shtyp para ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Atlético Madridit, e cila zhvillohet në “Emirates Stadium”.
Tekniku spanjoll e cilësoi këtë përballje si një moment historik për klubin londinez, duke theksuar se skuadra është e gatshme të japë gjithçka për të siguruar finalen.
Në mënyrë surprizë, Arteta konfirmoi se Martin Odegaard dhe Kai Havertz janë në dispozicion për ndeshjen, pavarësisht se nuk u stërvitën me skuadrën në mëngjes.
“Po, janë të gjithë të gatshëm. Kjo na jep më shumë opsione dhe fleksibilitet. Është një lajm shumë i mirë për ne”, deklaroi Arteta.
Ndeshja mes Arsenalit dhe Atlético Madridit është e barabartë 1-1 nga takimi i parë, ndërsa finalisti i parë i Champions League 2025/26 do të vendoset pikërisht në Londër./Arbresh.info
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale