Paris Saint-Germain ka kthyer vëmendjen drejt Madridit, teksa synon të afrojë një nga talentët më premtues të akademisë së Real Madridit, mbrojtësin e ri Joan Martínez.
Sipas raportimeve të gazetës Marca, klubi francez është shumë i interesuar për 17-vjeçarin, i cili shihet si një nga projektet më të mëdha të së ardhmes në mbrojtjen madrilene.
Interesimi po udhëhiqet nga këshilltari sportiv i PSG-së, Luis Campos, i njohur për identifikimin e talenteve të reja në Evropë.
Pavarësisht interesimit të PSG-së, Real Madridi e ka pozicionin e fortë. Klubi i ka rinovuar kontratën Martinezit deri në vitin 2029, ndërsa ai ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh, që e bën praktikisht shumë të vështirë largimin e tij.

Klubi madrilen nuk ka aspak ndërmend të negociojë për shitjen e tij, sidomos duke pasur parasysh potencialin e madh që shihet te lojtari.
PSG po kërkon të forcojë mbrojtjen me talente të reja, ndërsa situata në Madrid është bërë më delikate për shkak të mungesës së gjatë të Éder Militão, gjë që ka rritur rëndësinë e lojtarëve të akademisë.
Megjithatë, transferimi i Martinezit shihet si shumë i vështirë, pasi Real Madridi zakonisht nuk pranon të humbasë talentët e tij më të mëdhenj pa kushte të forta.
Në këtë mënyrë, klauzola prej 150 milionë eurosh mbetet pengesa kryesore mes PSG-së dhe një prej mbrojtësve më të vlerësuar të akademisë madrilene./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...