Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar për reformën e re digjitale që lehtëson procedurat për regjistrimin e lindjes së fëmijëve.
Sipas tij, qytetarët nuk do të kenë më nevojë të lëvizin nga një institucion në tjetrin për të përfunduar procedurat pas lindjes së një fëmije sepse, të dhënat për të porsalindurin dhe prindërit do të regjistrohen në mënyrë digjitale përmes tabletëve direkt në institucionin shëndetësor dhe më pas do të barten automatikisht në sistemet përkatëse.
“Qytetarët nuk kanë nevojë më të lëvizin nga një institucion në tjetrin për të përfunduar procedurat që lidhen me një ngjarje jetësore si ajo e regjistrimit pas lindjes së fëmijës. Të dhënat për të porsalindurin dhe prindërit regjistrohen në mënyrë digjitale përmes tabletit dhe më pas barten automatikisht në sistemet përkatëse që nga institucioni shëndetësor. Këto të dhëna integrohen në sistemin shëndetësor, regjistrin civil, skemat e benefiteve për fëmijë dhe lehona, si dhe në institucionet e tjera relevante, duke eliminuar nevojën për dokumente fizike dhe aplikime të ndara. Pas pilotimit të suksesshëm në Gjilan dhe Ferizaj, nga dje në Prishtinë e shumë shpejtë edhe në Prizren e Vushtrri, për të vazhduar më pas në Gjakovë, Pejë dhe gjithandej Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje