Mikel Arteta ka shprehur zhgënjimin e tij për kartonin e kuq të Leandro Trossard pasi Jeremy Doku i shpëtoi ndëshkimit përkundër faktit se bëri të njëjtin veprim.
Arsenali fillimisht e pa veten në disavantazh pas golit të Erling Haaland, mirëpo ata ia dolën të rikthehen në këtë sfidë duke përmbysur gjithçka falë golave të Riccardo Calafiorit dhe Gabriel Magalhaes.
Sidoqoftë, kartoni i kuq i Trossard i detyroi ata që të mbyllen në fazën defanzive në pjesën e dytë dhe pothuajse e kishin kompletuar misionin me sukses, megjithatë në sekondat e fundit City barazoi rezultatin me John Stones.
“Është shumë e qartë, nuk kam nevojë që të flas për të. Mendoj se kartoni i kuq është mjaft i qartë, shumë e qartë se çfarë po mendojnë njerëzit”.
“Nuk është puna ime që të vij këtu dhe të gjykoj çfarë ka ndodhur, puna ime është që të mbijetoj në një prej ambienteve më të vështira në futboll për 55 minuta dhe të bëj gjërat e duhura për të mbijetuar”, ka thënë fillimisht Arteta.
“Pjesa tjetër nuk është puna ime, por ka ndodhur dy herë brenda pesë ndeshjeve që është shqetësuese për t’u parë në ligën më të mirë në botë Ligën Premier”.
“Kartoni i kuq e bën situatën të pamundur. Është shumë, shumë e vështirë të luash me 11 lojtarë, me 10 është e pamundur. Me dhjetë iu duhet të mbroni zonën e rrezikshme gjatë tërë kohës”, përfundoi spanjolli
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri