Mikel Arteta bëri një deklaratë të fortë për të ardhmen e tij në Arsenal ndërsa iu kundërpërgjigj raportimeve për interesimin e Paris Saint-Germain.
Javën e kaluar u shfaq një raport se drejtori sportiv i Paris Saint-German, Luis Campos, ishte afruar me Mikel Arteta për të zëvendësuar Christophe Galtier në krye.
Por shefi i Arsenalit tani ka pohuar se ai ka punë të papërfunduar në klubin e Premier League dhe është i lumtur të vazhdojë atje.
Kur u pyet për ofertën e PSG-së, Arteta tha për Marca:
“Mund të them vetëm se jam i lumtur në Arsenal. Ndihem i dashur, i vlerësuar nga pronarët tanë, Stan dhe Josh [dy Kroenkes], dhe kam shumë për bëj këtu në këtë klub. Jam i lumtur dhe jashtëzakonisht mirënjohës që jam në Arsenal.”
Topçinjtë përfunduan në vendin e dytë pas Manchester Cityt.
Arsenali kishte udhëhequr tabelën për pjesën më të madhe të sezonit, por pësoi një seri fatkeqe dëmtimesh që përfundimisht e prishën sfidën e tyre./Arbresh.info/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...