Real Madridi mbrëmë u eliminua nga Arsenali në çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet 5-1.
Madrilenët u mposhtën në Londër 3-0, teksa në Spanjë humbën 1-2, shkruan Arbresh.info.
Pas këtij triumfi të madh disa fjalë pati edhe Mikel Arteta.
Ai kreditet për këtë arritjen e këtij niveli ia kalon mentorit të tij të dikurshëm, Pep Guardiola, nga i cili ka mësuar shumë.
Në fakt, vite më parë Arteta ishte ndihmës i Guardiolës në Manchester City dhe prej aty nisi gjithçka në një karrierë që mund të jetë shumë e suksesshme si trajner për ish-futbollistin spanjoll.
“E thirra në mëngjes Pep Guardiolën. Nëse jam këtu, në këtë nivel, jam falë tij.”
“Është falë Pep, në një masë të madhe. Si lojtar dhe si trajner, ai ka qenë një inspirim për mua. Ai është personi që ka vendosur të vë bast në mua, që më përfshiu si trajner të dytë.”
“I përjetova dhe shijova katër vjet të mrekullueshëm me të në Manchester City dhe më duhet të jem mirënjohës, do të jem gjithmonë falënderues ndaj tij pasi në të kundërtën nuk do të isha këtu në këtë nivel fantastik.”
Arsenali në gjysmëfinale do të luaj ndaj Parisit dhe mbetet të shihet nëse “nxënësi” Arteta do ta arrijë suksesin e “profesorit” Guardiola.
Kujtojmë që “Topçinjtë” nuk e kanë fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve dhe këtë vit janë në rrugë të mirë për ta bërë këtë./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...