Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ka dalë në mbrojtje Granit Xhakës, pavarësisht kritikave që mediat i adresuan në mesfushorin 28-vjeçar.
“Për mua, gjëja më e rëndësishme që ai ka bërë në muajt e fundit është personaliteti me të cilin luan dhe përgjegjësia në vendimet të cilat ai i merr kur gjërat nuk po shkojnë mirë. Ndikimi që ai e ka kur ekipi merr rezultate nuk është e zakonshme në këtë moshë.
Por, me natyrën që e ka, ai dëshiron që të përmirësohet edhe më shumë dhe mund ta shihni se bashkëlojtarët besojnë në të. Bashkëlojtarët e tij dëshirojnë t’ia japin atij atë përgjegjësi.
Dhe kjo është gjë e mirë. Ai është shembull i shkëlqyer për çdo lojtar të ri sa i përket përkushtimit dhe pasionit, por edhe guximit kur luan për një ekip të madh”, ka thënë Arteta në një konferencë për shtyp.
“Revolveristët” mposhtën Chelsean 3:1 dhe Brightonin 1:0 në dy ndeshje të njëpasnjëshme. Kjo e ka rritur edhe vetëbesimin në ekip.
Ndeshja e radhës për Arsenalin do të jetë në udhëtim te West Bromwich Albioni, që nuk ka fituar në pesë ndeshje rresht, derisa ka tri disfata të njëpasnjëshme dhe dy barazime.Në sezonin e fundit, Arsenali dhe ËBA-ja barazuan 1:1 kur luajtën në stadiumin “The Hawthorns”.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...