Gjiganti anglez ka shprehur interesim për yllin e Real Madridit.
Skuadra e Arsenalit po mendon që të përforcohet akoma më shumë vitin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Sipas ‘The Daily Star’, ‘Topçinjtë’ po kërkojnë me ngulm ta kenë në ekip futbollsitin e Real Madridit, Marco Asensio.
Ekipi anglez kishte shprehur interesim për Asension edhe gjatë afatit kalimtar të verës, megjithatë oferta e tyre ishte refuzuar nga “Los Blancos”.
Mesfushori ka kontratë me ‘Madrilenët’ deri në qershor të vitit 2023, dhe duket se më në fund ka gjetur vend në formacionin titullar të Carlo Ancelottit.
Spanjolli në gjashtë ndeshje të zhvilluara këtë edicion ka arritur të realizojë tre gola.
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...
Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe krahun e majtë të mbroj...
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...