Klubi angolez, Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje personale me anësorin anglez Noni Madueke dhe tani është gati të hapë negociatat me Chelsean për transferimin e tij gjatë kësaj jave.
Sipas “The Telegraph”, Chelsea kërkon plot 50 milionë paund për kartonin e Madueke-s, një shifër që do t’i siguronte klubit londinez një përfitim të madh, duke pasur parasysh se lojtari u ble në vitin 2023 nga PSV Eindhoven për 30 milionë paund.
23-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e akademisë së Tottenhamit në të kaluarën, është aktivizuar edhe me kombëtaren e Anglisë gjatë sezonit të fundit, duke shtuar vlerën e tij në treg.
Madueke shihet nga Arsenali si një përforcim i rëndësishëm për krahët e sulmit, ndërkohë që Chelsea është i gatshëm të dëgjojë ofertat, për sa kohë arrihet çmimi i kërkuar.
Ky transferim potencial pritet të jetë një nga lëvizjet më të rëndësishme të afatit kalimtar të kësaj verë në Angli./rtk
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...