Klubi anglez, Arsenali ka finalizuar planet e tyre të transferimeve për verën e vitit 2025, ku përfshihen tri blerje dhe së paku tri largime.
Drejtuesit e klubit nga Emirates kanë bërë planin e tyre për të përforcuar edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri, pasi duan të jenë edhe më konkurrues.
Sipas gazetës spanjolle Todofichajes, klubi nga Emirates planifikon të nënshkruajë me tre lojtarë të njohur.
Mesfushori Martin Zubimendi i Real Sociedad, sulmuesi anësor Nico Williams nga Athletic Bilbao dhe sulmuesin Viktor Gyokeres nga Sporting Lisbona janë tre objektivat kryesorë.
Topçinjtë janë gati të shpenzojnë 230 milionë euro për këto transferime, por për të financuar lëvizjet, Arsenalit do t’i duhet të shesë disa lojtarë.
Lista e lojtarëve që do të sakrifikohen për rinovimin e skuadrës përfshin mbrojtësit Kieran Tierney dhe Oleksandr Zinchenko, si dhe sulmuesin anësor Leandro Trossard.
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...