Arsenali po përgatitet të hapë negociatat zyrtare me Bukayo Saka për një kontratë të re, pasi klubi kërkon të sigurojë të ardhmen e një prej lojtarëve më të rëndësishëm, sipas BBC.
Saka, i cili ka mbetur jashtë fushave që nga dhjetori pasi pësoi një dëmtim të rëndë të kërdhokullës kundër Crystal Palace, mbetet një figurë kyçe në skuadrën e Mikel Artetës.
Pavarësisht dëmtimit të tij, Topçinjtë janë të vendosur ta lidhin atë me një marrëveshje afatgjatë dhe të shmangin çdo pasiguri në lidhje me të ardhmen e tij.
23-vjeçari anglez nënshkroi kontratën e tij aktuale në vitin 2022, me vlerë minimale prej 10 milionë funte në sezon. Megjithatë, me atë marrëveshje që skadon në vitin 2027, Arsenali është i prirur të zgjasë qëndrimin e tij përtej tre viteve të ardhshme.Tashmë kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e Sakës, ndërsa diskutimet pritet të rriten në muajt e ardhshëm.
Arsenali do të shpresojë për të siguruar një marrëveshje, veçanërisht pasi ata vazhdojnë të vendosen si pretendentë për titullin e Ligës Premier.
Pjesëmarrja e tyre e vazhdueshme në Ligën e Kampionëve mund të luajë gjithashtu një rol në bindjen e Sakas për të përkushtuar të ardhmen e tij në klub.
Tani për tani, Saka është i fokusuar në rikthimin në gjendje të plotë fizike pas operacionit të tij në muskul. Saka ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 13 asistime në 24 ndeshje për Arsenalin këtë sezon. /Telegrafi/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron