Arsenali do të testoj gjatë verës vendosmërinë e Real Madridit për të mbajtur sulmuesin Karim Benzema në klub.
Edhe pse Benzema vlerësohet lartë nga trajneri i tij dhe bashkëlojtarët, disa tifozë në Santiago Bernabeu mësohet se kanë shfaqur pakënaqësi për performancat e tij, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi francez ka qenë startues në 27 ndeshje brenda të gjitha kompeticioneve te Real Madridi duke shënuar vetëm gjashtë herë dhe duke krijuar tetë asistime.
Siç raporton gazeta spanjolle ‘Diario Gol’, Arsenali do të shtroj një ofertë prej 40 milionë euro për 30-vjeçarin kur të rihapet merkato e transferimeve.
Sidoqoftë, vazhdon të mbetet ende e paqartë nëse francezi është i gatshëm të largohet për transferim nga Real Madridi në Arsenal duke marrë parasysh dallimin në kualitet ndërmjet dy skuadrave./arbresh.info/
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...