Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel ka pësuar një lëndim gjatë grumbullimit të tij të fundit me kombëtaren e Brazilit.
Ai luajti 64 minuta në miqësoren ndaj Senegalit të cilën Brazili e fitoi 2-1, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo mbrojtësi i Arsenalit shfaqi shqetësime në muskul.
Sipas The Athletic, Arsenali po vazhdon të vlerësojë gjendjen e Gabrielit mes shqetësimeve se 27-vjeçari mund të mungojë 1–2 muaj për shkak të dëmtimit që e pësoi.
Vlerësimet fillestare sugjerojnë se qendërmbrojtësi i Arsenalit pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë, por testet mjekësore janë ende duke u kryer.
Sipas gjitha gjasave Gabriel do ta humb sfidën derbi me Tottenhamin e cila luhet në fundjavë. Po ashtu ai do t’i humb edhe ndeshjet tjera të mëdha si ajo me Bayernin e Chelsean.
Ende nuk ka një datë të saktë se kur braziliani do të rikthehet në fushat e gjelbra./Arbresh.info
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...