Arsenali është duke u përfolur se ka nisur bisedimet me sulmuesin e Torinos, M’Baye Niang.
‘Calciomercato’ raporton se “Topçinjtë” dhe Bordeauxi kanë shtruar së fundmi oferta për 23-vjeçarin, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali dhe Bordeauxi janë të dy duke kërkuar fillimisht huazimin e tij, por Torino insiston në shitje direkte dhe kërkon një shumë prej 14-15 milionë euro.
Interesimi nga Arsenali është shfaqur kryesisht nga trajneri i tyre i ri, Unai Emery, i cili dëshiron t’i shtoj shpejtësi linjës frontale para se të mbyllet merkato e transferimeve.
Niang ka shpenzuar një pjesë të sezonit të kaluar si një i huazuar te Watfordi./arbresh.info/
Osmani dekoron nesër personalitetin e sportit botëror, Hasan...
Trafik i rënduar drejt Prishtinës, kolona të gjata te “...
Presidenti i Iranit thyen heshtjen, fajëson fuqitë e huaja p...
Ndërhyrjet për pastrimin e rrugëve dhe monitorimin e rrëshqi...
O’Showen Williams është goditja e radhës e GO+ Pejës
Rezultati i PDK-së në zgjedhje, Hoxhaj: Duhet të përballemi ...