Top golashënuesi i “Gunners” është lidhur me një kalim në Old Trafford kurse ish portieri i ekipit londinez mendon se nuk duhet përjashtuar shitja e sulmuesit
Legjenda e Arsenalit, Jens Lehmann thotë se Pierre-Emerick Aubameyang mund të zëvendësohet në Arsenal nëse ai transferohet në Manchester United, derisa ka kritikuar Arsenalin se për momentin nuk ka ekip të mirë.
Shitja e Aubameyangut në United do të bënte që fondi për blerje të rritet dhe Lehmann beson se Arsenali do ja del më mirë pa top golashënuesin e tyre, transmeton GazetaExpress.
“Nëse përfundoni të pestit në ligë, ju mund të shisni lojtarë. Nëse ai do të shkojë në United, një lojtar i ri do të vinte dhe do ja dilte më mirë se ai”, tha ai për median gjermane DAZN.
“Synimi i Arsenalit nuk është që të përfundojnë në vendin e pestë apo të gjashtë”.
Por, me mendimin e portierit nuk pajtohet një legjendë tjetër e Arsenalit, Ray Parlour, i cili thotë se do të ishte “çmenduri” nëse Arsenali lejon që ti largohet 30 vjeçari, i cili shënoi 31 gola sezonin e kaluar.
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...