Disfata e thellë e pësuar në “Allianz Arena” i ka sjell skuadrës së trajnerit Arsene Wenger edhe një rekord negativ në Ligë të Kampionëve.
Bayern Munich ka mposhtur si nikoqir me rezultat të thellë 5 me 1 gjigantin londinez në takimin e xhiros së 1/8-së në kompeticionin më të madh evropian, shkruan portali arbresh.info.
Lexo më shumë: E çuditshme, Xhaka shkëlqeu në disfatën e thellë ndaj Bayernit
Pas kësaj disfate, “Topçinjtë” janë skuadra e parë angleze që kanë pranuar 200 gola në Ligë të Kampionëve.
Megjithatë, skuadra e francezit Arsene Wenger është në përgjithësi e katërta që ka pranuar mbi 200 gola në këtë garë evropiane. Arsenali është pas Real Madridit me 248 gola, Bayern Munichut me 226 gola dhe Barcelonës me 221 gola./arbresh.info
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...