Arsenali pret sonte në Emirates skuadrën në formë të Southampton, të cilët janë në pjesën e parë të tabelës dhe kanë një ecuri fantastike në Premier Ligë
Arsenali është njëra prej skuadrave më në krizë në Angli këtë fillim sezon.
Skuadra e Mikel Artetës nuk di për fitore për më shumë se një muaj dhe ka humbur 3 ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe është pa fitore në këtë ligë që tetë ndeshje.
Sonte ata në fushë të vetën presin skuadrën në formë, Southampton, skuadër e cila është në vendin e 4 me 23 pikë, 10 pikë më shumë se Arsenali që është në vendin e 15 me 13 pikë.
Për Arsenalin sonte nuk do të mund të startojë Xhaka për shkak se u ndëshkua me të kuq, por nga minuta e parë ka startuar Nicolas Pepe që u ndëshkua me të kuq para tri ndeshjeve.
Bashkë me Pepen në sulm të Arsenalit ka startuar edhe Aubameyang e Nketiah.
Shkodran Mustafi në anën tjetër është ftuar në këtë ndeshje por do të jetë në bankë rezervë. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:

Arsenal

Southampton
Ndeshja do të fillojë në ora 19:00
Trumpi i quan aleatët e NATO-s “frikacakë” për mungesë mbësh...
Takimi në DASH, Vulaj kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dia...
Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...