Arsenal po vazhdon përpjekjet për të transferuar sulmuesin brazilian të Real Madridit, Rodrygo Goes.
Siç bën të prestigjiozja The Mirror, “Topçinjtë” janë gati për të përgatitur një ofertë që pritet të arrijë shifrën prej 70 milionë funtesh, shkruan Arbresh.info.
Tashmë lojtari nuk ka një vend të garantuar në formacionin bazë të madrilenëve nën drejtimin e trajnerit të ri, Xabi Alonso.
Tri ndeshjet e fundit në Kupën e Botës për Klube, ai e ka nisur nga banka dhe në dy prej tyre nuk ka marrë minuta fare. Kjo e motivon akoma më shumë Arsenalin.
Mikel Arteta është në kërkim të një sulmuesi të klasit të lartë për të rritur efikasitetin në fazën e fundit të fushës, dhe 24-vjeçari brazilian shihet si një opsion ideal, falë shpejtësisë, teknikës dhe përvojës në nivelet më të larta të futbollit evropian.
Kalimi i mundshëm i Rodrygos në “Emirates” do të ishte një goditje e madhe në merkato për “Topçinjtë”, të cilët synojnë ta çojnë ekipin drejt trofeve sezonin e ardhshëm.
Rodrygo iu bashkua madrilenëve në vitin 2019, kurse ka një kontratë të vlefshme me klubin deri në vitin 2028./Arbresh.info
🚨 Arsenal have been encouraged in their £70m pursuit of Rodrygo, who is not guaranteed a starting spot at Real Madrid under Xabi Alonso.
(Source: @MirrorFootball) pic.twitter.com/jmOY8JCExe
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 3, 2025
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...