Bukayo Saka është shumë afër rinovimit me Arsenalin, skuadër ku po bën edhe paraqitje fantastike këtë sezon.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail” thuhet se klubi londinez tashmë ka gati rinovimin për talentin e skuadrës.
Nëse palët bien dakord për vazhdim të kontratës, Saka besohet se do të mbetet i lidhur me “Topçinjtë” deri në verën e vitit 2027.
Kontrata aktuale e lojtarit anglez me klubin nga “Emirates” skadon më 30 qershor 2024. Saka është produkt i klubit të Arsenalit, teksa me skuadrën e parë kishte debutuar në vitin 2019.
Në total, Bukayo Saka ka regjistruar deri më tani 140 paraqitje me fanellën e skuadrës londineze. Ai ka shënuar 24 gol dhe ka shtuar 33 asistime.
Kurse këtë sezon ai ka katër asistime dhe një gol në tetë ndeshje.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026