Kenan Yildiz po kalon një formë të shkëlqyer me Juventusin.
20-vjeçari turk, i cili mund të luajë si sulmues qendror, mesfushor ofensiv apo anësor, sezonin e kaluar spikati me 12 gola dhe nëntë asiste, ndërsa këtë edicion e ka nisur sërish fuqishëm me dy gola dhe katër asistime në vetëm pesë paraqitje.
Paraqitjet mbresëlënëse të talentit kanë tërhequr vëmendjen e Arsenalit.
Skuadra e Mikel Artetës ka kontaktuar Juventusin për një transferim të mundshëm në të ardhmen, megjithatë klubi italian nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lojtari.
Bardhezinjtë e vlerësojnë Yildiz mes 100 dhe 120 milionë eurove dhe synojnë ta blindojnë me një kontratë të re afatgjate.
Marrëveshja aktuale e tij është e vlefshme deri në vitin 2029, por Juventus është i përgatitur të ofrojë kushte të përmirësuara për ta mbajtur një nga talentët më premtues të futbollit evropian në Torino. /Telegrafi/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...