Arsenali është ende në kërkim të pasuesit të Arsene Wenger.
Ndonëse flitej se Mikel Arteta do të ishte trajneri i ri i Arsenalit, sot mediat angleze raportojnë që drejt Londrës ka udhëtuar Unai Emery, i cili është një tjetër kandidat për stolin e “Topçinjve”.
Emery është larguar nga Paris Saint-Germain me të përfunduar sezoni në Francë dhe drejtuesit e Arsenalit e shohin atë si njërin prej kandidatëve për pasues të Ëengerit.
Mund të ndodhë që gjatë kësaj jave të arrihet marrëveshja dhe Arsenali të bëhet me një trajner të ri.
Klubi nga Londra e ka mbyllur edicionin në vendin e gjashtë në tabelë dhe sezonin tjetër do të luajë në Ligën e Evropës.
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...
Pas përjashtimit nga BBVA, Greta kërkon falje për Juelën: Ed...
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 850, thotë Ministria ...