Arsenali është njëri nga klubet e shumta që janë të interesuara në anësorin e Barcelonës B, Jose Arnaiz.
Talenti i ri është duke shijuar mirë sezonin e tij të parë te skuadra e dytë e Barcelonës dhe tashmë lojtari është kërkuar nga një numër i madh klubesh, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raporteve të ndryshme, Arsenali është njëri nga klubet e shumta në Premierë Ligë që janë të interesuara për të siguruar shërbimet e tij. Ata thonë se Arnaiz ka një klauzolë të lëshimit prej 17 milionë funta.

22-vjeçari ka shënuar dhe krijuar 10 gola brenda 19 ndeshjeve te skuadra B e Barcelonës në divizionin e dytë spanjoll.
Forma e tij i ka siguruar madje tri paraqitje në skuadrën e parë të Barcelonës për Kupë të Mbretit, ku ai ka shënuar tri gola./arbresh.info/
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...