Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Champions League, në grupin B.
Epërsinë “Topçinjve” ia dha Kai Havertz i cili shënoi për 1-0 në minutën e 13-të, shkruan Arbresh.info.
Vendasit e dyfishuan epërsinë në minutën e 21-të ku kësaj radhe Gabriel Jesus ishte në cilësinë e golashënuesit pasi realizoi për 2-0.
Vetëm tre minuta më vonë, Bukayo Saka u përkujdes që rezulatati të jetë 3-0 pas vetëm 23 minutave lojë.
Arsenali nuk u ndal më kaq dhe shënoi edhe dy gola tjerë. Fillimisht me anë të Gabriel Martinellit në minutën e 27-të dhe më pas me Odegaard në minutën e 46-të.
Në minutën e 86-të Jorginho vulosi rezultatin e thellë 6-0.
Arsenali tashmë kanë siguruar kualifikimin dhe janë lider të grupit me 12 pikë katër më shumë se vendi i dytë PSV Eindhoven.
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban
Gjykimi i Thaçit në rastin e administrimit të drejtësisë, ca...
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...