Arsenal ka arritur të shënoj fitore të madhe në udhëtim tek Athletic Bilbao me rezultat 2-0, në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, përkundër mundësive të shumta nga dyja skuadrat, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë goli i parë erdhi nga i inkuadruari në lojë, Gabriell Martinelli, i cili doli në një kundërzbritje të shpejtë në minutën e 72-të, dhe realizoi për 0-1.
Kurse tre minuta para fundit braziliani asistoi për golin e dytë të cilin e realizoi belgu, Leandro Trossard për ta vulosur fitoren.
Kështu Arsenali me këtë fitore e nis mbarë edicionin e ri të Ligës së Kampionëve. Ndeshjen e dytë “Topçinjtë” e luajnë ndaj Olympiacosit në shtëpi, ndërsa Bilbao përballet me Dortmundin./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot