Trajnerit Unai Emery i është dhënë vetëm një muaj kohë për ta shpëtuar vendin e punës, pasi drejtuesit e Arsenalit druhen se spanjolli ia ka shterur ADN-në klubit.
Sipas tabloiditi britanik, Sun, Emery ka kohë vetëm deri në përfundim të këtij viti për t’i ndryshuar gjërat për mire..
Momentalisht, spanjolli e ka përkrahjen e drejtuesve të klubit, shefit të futbollit Raul Sanllehit dhe drejtorit teknik Edu.
Por Arsenali nuk ka fituar në garat vendore që prej javës së parë të tetorit dhe ka rrëshqitur në pozitën e gjashtë në renditjen tabelore në Premierligë, duke ia ulur vetes shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Sipas burimeve të tabloidit tjetër, Mirror, disa zyrtarë të klubit kanë frikë se Emery përballet me detyrë të pamundur për ta ringjallur klubin.
“ADN-ja që e ka bërë Arsenalin klubin që ishte është therur ngadalë por sigurt”, sipas një burimi të Mirror. /Gazeta Express/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...