Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, mund të luajë në Ligën Premier në sezonin e ardhshëm, pasi Arsenali dhe Wolverhampton Wanderers kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Qendërmbrojtësi, i cili i mbush 26 vjet në muajin e ardhshëm, e ka humbur vendin në përzgjedhje te Zonja e Vjetër, prandaj do të dëshironte një klub ku mund të luajë më shumë.
Sipas Tuttosport, futbollisti italian me shumë mundësi do të largohet gjatë afatit kalimtar veror, pasi nuk është pjesë e planeve të Maurizio Sarrit.
Klube të shumta nga Serie A dhe ato jashtë vendin kanë shprehur interesim që ta kenë mbrojtësin në skuadrën e tyre.
Ndërsa si destinacion shumë i mundshëm është Liga Premier, kur Topçinjtë dhe Wolves janë duke e kërkuar, ndërsa është raportuar se gjatë izolimit nga pandemia, ai ka mësuar anglisht me të dashurën e tij.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...