Arsenali raportohet se ka arritur një marrëveshje një vjeçare me qendërmbrojtësin zviceran Stephan Lichtsteiner.
34-vjeçari aktualisht është pjesë e Juventusit, por do të jetë i lirë menjëherë pasi kontrata e tij të skadojë këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetën italiane ‘Gazzetta dello Sport’, marrëveshja është arritur mëngjesin e sotëm (e mërkurë) pas bisedimeve ndërmjet Arsenalit dhe Lichtsteinterit.
Raporti shton se kontrata, e cila do të jetë e vlefshme vetëm deri në vitin 2019, ka nevojë vetëm të nënshkruhet nga Lichtsteiner para se ai përfundimisht të prezantohet si lojtar i “Topçinjve”.
Borussia Dortmundi besohet se është gjithashtu në garë për Lichtsteinier, i cili ka shpenzuar shtatë vitet e fundit te Juventusi./arbresh.info/
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...