Arsene Wenger ka hedhur poshtë pretendimet se është në bisedime me AC Milanin për tu bërë trajner i tyre i ri.
Francezi është përfolur shumë në lidhje me këtë postë mes spekulimeve se zyrtarët e lartë te gjiganti italian janë të pakënaqur me progresin nën udhëheqjen e Gennaro Gattusos pavarësisht tarifës prej 130 milionë funta të shpenzuar gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
"Fake News!"
Arsène Wenger emphatically denies reports he will become the next AC Milan manager. #beINUCL pic.twitter.com/l1Ia0wrAnT
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) November 6, 2018
Raportet në Francë që janë shfaqur këtë javë kanë fuqizuar këto thashetheme në lidhje me liderët amerikan që e udhëheqin klubin duke besuar se Wenger do ta zëvendësonte Gattuson në karrigen e nxehtë.
Megjithatë, ish trajneri i Arsenalit kishte insistuar se këto informata nuk janë të vërteta.
“E vetmja gjë që unë mund të them është se këto janë lajme të rrejshme”, ka thënë ai për ‘beIN Sports’.
“Nëse do të kisha nënshkruar diku, do t’iu tregoja por janë lajme jo të sakta”
Wenger ka qenë i pa punë qysh pas largimit nga detyra e tij si trajner i Arsenalit në fund të sezonit pas 22 viteve të regjimit të tij.
Emri i 69-vjeçarit vazhdon të jetë i lidhur me klubet më të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridit që ka shkarkuar muajin e kaluar trajnerin Julen Lopetegui, por francezi ka lënë të kuptohet se rikthimi i tij në menaxhment mund të mos jetë i afërt.
“Unë nuk mund t’i kontrolloj këto thashetheme”, shtoi ai. “Unë mund të kontrolloj vetëm atë që bëjë në jetën time. Unë jam aktualisht i fokusuar vetëm për të punuar mirë për beIN Sports dhe kjo nuk është një gjë e lehtë për tu bërë”
Nesër zgjedhet kreu i ri i SPAK, BE dhe Britania e Madhe: Pr...
“Ki qejf me ngjy, s’po të ka hije”, Toney i ashpër me Elijon...
Emërllahu drejt kalimit tek Polissya Zhytomyr, zbulohen deta...
Të paktën 22 të vdekur nga shembja e dy ndërtesave në Marok
Brukseli shton emra të rinj në listën e zezë në paketën e re...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ certifikon 1,146 kandidatë për...