Arsenal është finalisti i parë i Champions League, pasi ka eliminuar Atletico Madrid në gjysmëfinale.
Skuadra londineze e ka siguruar kualifikimin të martën në Londër, ku ka fituar me rezultat minimal 1:0.
Gjatë pjesës së parë në Londër, skuadra angleze ka qenë më kërkuese dhe ka arritur ta konkretizojë epërsinë para pushimit.
Golin vendimtar e ka realizuar Bukayo Saka në minutën e dyzet e katërt, duke shfrytëzuar një top të kthyer brenda zonës.
Në pjesën e dytë, Atletico ka tentuar të reagojë po përpjekjet e shumta të skuadrës spanjolle për ta barazuar rezultatin kanë rezultuar joproduktive. Ani se aty kanë qenë Alvarez, Griezmann e Lookman, mbrojtja e skuadrës londineze nuk ka lëshuar pe, duke minimizuar rrezikun dhe duke bërë që skuadra e tyre të shkojë tutje.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Madrid kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, kështu që Arsenal kalon në finale me rezultat të përgjithshëm 2:1.
Në finale, Arsenal do të përballet me fituesin e ndeshjes ndërmjet Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.
Kjo është hera e dytë që Arsenali arrin në finalen e Champions League. Herën e parë ishte në vitin 2006, kur u mposht nga Barcelona me rezultat 2:1.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...