Arsenal-i mund të fitojë shërbimet e dy lojtarëve të Real Madrid-it në shkëmbim për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.
Gaboni është duke përformuar në nivelin e lartë për “Topçinjtë”, por është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk e ka rinovuar, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Don Balon, “Topçinjtë” mund të humbin Aubameyang, kurse Real Madrid-i mund të ofrojë dy lojtarë.
Thuhet se Florentino Perez ka interesim për Aubameyang dhe është i gatshëm të ofrojë Mariano Diaz dhe Lucas Vazquez për të realizuar shkëmbimin.

Asnjëri nga lojtarët nuk ka luajtur rregullisht për “Galaktikët”, andaj janë të lirë të largohen.
Mundësia për të transferuar dy lojtarë nuk është edhe e keqe për Arsenal-in, andaj nëse e pranon Mikel Arteta mund të ndodh gjatë merkatos verore./arbresh.info.
Australia dhe Japonia nënshkruajnë kontrata për anije luftar...
Juventus shënon fitore të madhe, paraqitet edhe Edon Zhegrov...
Gjendet eksploziv i Luftës së Dytë Botërore në Francë, evaku...
Aksident në Prishtinë, s’dihet për të lënduar
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...