Arsenal është klubi i radhës që është duke u interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Real Madrid-it, Achraf Hakmi.
21-vjeçari është në sezonin e dytë në formë huazimi te Dortmund dhe do rikthehet në fund të sezonit në “Santiago Bernabeu”, transmeton portali arbresh.info.
Rikthimi te “Los Blancos” është në dyshime sepse nuk dihet nëse do jetë gjithmonë në formacionin e parë, por ka raportime që gjiganti spanjoll është duke përgatitur kontratën e re.

Sipas Mundo Deportivo, “Topçinjtë” janë hyrë në garë për marokun, i cili është në ‘radarin’ e gjigantëve evropianë si Chelsea, Juventus e PSG.
Dortmund gjithashtu dëshiron ta mbajë në skuadër Hakimi-n, por ende nuk dihet përgjigja e Real-it.
Kartoni i Hakimit është mbi 50 milionë euro./arbresh.info.
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...