Legjenda e Liverpool-it, Jamie Carragher ka besimin se Arsenal-i ka shans të fortë të jetë në top katër shkaku i trajnerit Mikel Arteta.
“Topçinjtë” dje pësuan humbjen e parë kundër Liverpool-it me rezultat 3 – 1, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht këtij rezultati, Carragher beson se Arsenal-i është në rrugën e duhur që edicionin e ardhshëm të jetë në Ligën e Kampionëve.
“Arsenal qëndroi në ndeshje që ishte e rëndësishme dhe kishin shanse të përfundojnë ndeshjen ndryshe, por Liverpool-i janë disa vite më herët në këtë vijë”.

“Mendoj se Arteta ka bërë një punë identike me Kloppin. Klopp kur erdhi në skuadrën e Liverpool-it ata as nuk u kualifikuan në LIgën e Kampionëve. Këtë Arsenal-i nuk e ka bërë për disa vite”.
“Gjëja e parë për Arsenal-in është rikthimi në Ligën e Kampionëve. Mendoj se kanë gjasa të mëdha. Nuk e besoja para fillimit të sezonit”.
“E pëlqej çfarë është duke bërë Mikel Arteta. Nuk mendoj se është e mundur të nxjerrë më shumë nga lojtarët që ka”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet nëse këtë edicion skuadra e Granit Xhakës do kualifikohet në garën me prestigjioze në botë./arbresh.info.
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...