Arsenal-i ka arkëtuar tri pikë në shtëpi duke mposhtur Sheffield United-in me rezultat të ngushtë 2 – 1.
Skuadra e Mikel Arteta-s zhvilloi ndeshje të bukur, duke dominuar tërë ndeshjen, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht rasteve të shumta në pjesën e parë, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të realizojë gol, kurse të tri golat u shënuan në 45-minutëshin e dytë.
Pas një harkimi të bukur nga Bellerin, Saka shënoi me kokë duke i zhbllokuar shifrat (61′).

Pas vetëm tre minutave ishte Nicolas Pepe që dyfishoi golat duke shënuar gol shumë të bukur në kornerin e portës.
Kurse, golin e nderit për mysafirët e shënoi McGoldrick në minutën e 83-të, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.
Pas kësaj fitore, Arsenal-i renditët në pozitën e katër me nëntë pikë, derisa Sheffield United-i qëndron në fund me zero pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/jordyxcollins/status/1312766307394297856
https://twitter.com/LiveMatch_HD_/status/1312766621316939778
https://twitter.com/YoungQu74385453/status/1312763844549398528
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...