Arsenal është duke u munduar të transferojë mbrojtësin e Manchester City-t, John Stones.
Thuhet se trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta dëshiron ribashkimin me Stones dhe është i gatshëm të paguajë vlerën e 50 milionë eurom transmeton portali arbresh.info.
Sipas raportimeve të fundit, trajneri Pep Guardiola e dëshiron mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci në skuadër dhe kjo do të bëjë që Stones të humbasë vendin në “Etihad”.

Edhe gjatë kohës kur Aymeric Laporte ishte i lënduar, Guardiola preferonte që qendërmbrojtës të ishin Fernandinho dhe Otamendi, ndërsa Stones të qëndronte në stol.
Stones iu bashkua “Qytetarëve” nga Everton në vitin 2016 për 48 milionë euro, por asnjëherë nuk arriti të tregojë më të mirën.
Kurse, këtë sezon anglezi ka bërë 10 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...