Arsenali me lehtësi ka mposhtur skuadrën ukrainase Vorskla në ndeshjen e mbrëmjes së sotme (e enjte).
“Topçinjtë” regjistruan tri pikë të plotë pas fitores me rezultat 4 me 2 në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së parë në faza grupore në Evropa Ligë në Emirates, shkruan portali arbresh.info.
Pierre Emerick Aubemaynag, i cili realizoi dy gola për skuadrën e Unai Emery (32′)(56′), është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Sulmuesi gabonez është vlerësuar me notën 9.0 për paraqitjen impresive kundër skuadrës së Vasyl Sachkos.
Te “Topçinjtë” me notë të lartë janë vlerësuar edhe Welbeck (7.8), Mkhitaryan (7.5) dhe Alex Wobi (7.6).
Lojtari me notën më të dobët është portieri i skuadrës mysafire Bogdan Shust (5.5)./arbresh.info/

Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...