Kampioni i Kosovës, Drita ka shkruar historinë e re.
Gjilanasit kanë triumfuar edhe në duelin kthyese kundër Differdange, me rezultat 1-0, të enjten mbrëma në Luksemburg dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 3-1, skuadra jonë kualifikohet në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Të besuarit e Zekerija Ramadani edhe në duelin kthyese kundër skuadrës nga Luksemburgu, ja dolën të triumfon në kundër Differdange, këta të fundit nga minuta e tretë mbeten me një lojtar me pak në terren pasi Buch u largua më karton të kuq.
Pjesa e parë nuk prodhoi lojë të mirë, megjithatë, në fraksioni e dytë, kampionët e Kosovës përmes Besnik Krasniqit gjetën golin e fitores së madhe. Krasniqi në minutën e 52-të shënoi nga pika e bardhë golin e vetëm në këtë duel dhe të fitores për Dritën.
Pas Ballkanit, tashmë edhe Drita prek fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ku nesër pasdite do të mësoj kundërshtarët në këtë garë evropiane./rtk
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...