Sulmuesi kanadez, ish-bashkëlojtari i Edon Zhegrovës tek Lille, Jonathan David është shumë pranë transferimit te Juventusi.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, një marrëveshje verbale është arritur gjatë natës mes sulmuesit dhe klubit italian, duke mbyllur çdo detaj të rëndësishëm për kalimin e tij në Serie A, shkruan Arbresh.info.
David ka rënë dakord për një kontratë afatgjatë, ndërsa tani mbeten vetëm procedurat formale si testet mjekësore, nënshkrimi i kontratës dhe prezantimi zyrtar.
Sulmuesi 24-vjeçar pritet të udhëtojë drejt Torinos për të kryer vizitat mjekësore, ndërkohë që dokumentet janë në fazën përfundimtare të verifikimit para se të firmosen.
David është lojtar i lirë pasi me 30 qershor 2025 i përfundoi kontrata e tij me skuadrën franceze, Lille, ku zhvilloi super sezon.
Në 49 ndeshjet e luajtura gjatë edicioni 2024/25, ai shënoi 25 gola dhe dhuroi 12 asistime./Arbresh.info
🚨⚪️⚫️ BREAKING: Jonathan David to Juventus, here we go! Verbal agreement reached overnight on every detail with Canadian striker.
Long term deal agreed and Jonathan David’s set to travel for medical tests, formal steps to follow.
Contracts to be checked and signed soon. pic.twitter.com/5ACbuXI6GN
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 2, 2025
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...