Napoli është nikoqir i Union Berlinit sonte në ndeshjen e xhiros së katërt, të Champions League.
Ndeshja fillon në ora 18:45, shkruan Arbresh.info.
Padyshim që tifozët janë zemra e një klubi, andaj edhe Union Berlin ka përkrahjen e tyre në çdo ndeshje, ashtu sikurse sot në “Diego Armando Maradona”.
Por gjatë natës së mbrëmshme kishin mbërritur në Napoli një shumicë e tifozëve, gjermanë të veshur në formë ‘ultras’, me xhupa me ngjyrë të zezë, ata vërshuan qytetin antik të Napolit.
Gjermanët po sulmonin çfardo që po u dilte përpara, duke përfshirë edhe policinë.
Nga përplasjet me policinë italiane mbeten të arrestuar 11 tifozë gjermanë, bëjnë të ditur media të ndryshme italiane.
? Hooliganism last night in the streets of Naples as Union Berlin fans dressed in white clashed with The Police. Several people were arrested while others got away destroying shops & injuring police.
?: @anperillo pic.twitter.com/IOxCnCWPjn
— Napoli Zone (@TheNapoliZone) November 8, 2023
Teksa “Gazzetta” ka njoftuar se nëse vandalizmi e huliganizimi vazhdon edhe gjatës ditës së sotme tifozët gjerman mund edhe të mos jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Maradona”.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme pritet të vijnë ende tifozë gjermanë nga Berlini./Arbresh.info/
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...