
Liverpool's Trent Alexander-Arnold during the Premier League match at Anfield, Liverpool.
Ylli i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, është zgjedhur lojtari i ri më i mirë i sezonit 2019/20 në Premierligës.
Mbrojtësi i krahut të djathtë i regjistroi katër gola dhe 13 asiste në 38 paraqitjet e tij në Premierligë këtë sezon. Vetëm mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, bëri më shumë asiste sesa 21-vjeçari.
Arnold gjithashtu i ndihmoi Liverpoolit ta mbajë portën e paprekur në 12 ndeshje këtë sezon në ligën elitare angleze, përderisa skuadra e Jurgen Kloppit i dha fund pritjes 30-vjeçare për titullin e kampionit.
I riu që është promovuar në ekipin e parë nga akademia e Liverpoolit i mposhti shtatë kandidatët e tjerë për këtë çmim – Mason Greenwood, Anthony Martial dhe Marcus Rashford të Manchester Unitedit, Jack Graelish të Aston Villës, Christian Pulisicin dhe Mason Moutin e Chelseat, si dhe Dean Hendersonin e Manchester Unitedit të huazuar në Sheffield United.
Alexander-Arnold është i nominuar edhe për çmimin për lojtarin më të mirë të vitit.
Arnold kishte debutuar për Liverpoolin në sezonin 2016/17 dhe që nga atëherë i ka bërë 134 paraqitje.
Përveç titullit të Premierligës, me Liverpoolin ai i fituar edhe titujt e Ligës së Kampionëve, Superkupës së Evropës dhe Kupës së Botës për Klube. /Gazeta Express/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...