Arnold: Nuk ka kaluar asnjë minutë pa menduar për këtë skuadër, që kur isha gjashtë vjeçar, gjithmonë kam qenë për Liverpoolin

21:11 | 25 Maj 2025
D.H

Trent Alexander-Arnold luajti sot ndeshjen e tij të fundit në “Anfield Road”, pasi lajmëroi largimin e tij nga skuadra pas 20 vitesh.

Ai u përshëndet në mënyrë emocionale me tifozët e Liverpoolit në stadiumin “Anfield”, ku shpërtheu në lot përballë familjes dhe tifozëve të tij, në festën e titullit kampion, shkruan Arbresh.info.

Në një moment prekës, ai gjithashtu puthi stemën e klubit në fanellën e tij, duke shprehur dashurinë e përjetshme për skuadrën ku u rrit.

Pas ndeshjes, Trent tha se që nga mosha e tij e vogël ka menduar vetëm për Liverpoolin.

“Me gjithë zemër shpresoj që një ditë tifozët të njohin gjithçka që kam bërë për këtë ekip. Nuk ka kaluar asnjë minutë pa menduar për këtë skuadër. Që kur isha 6 vjeçar, gjithmonë kam qenë për Liverpoolin”, u shpreh ai.

Publiku pati një reagim të jashtëzakonshëm për të në momentin kur u thërrit emri i tij për ta marrë medaljen e artë, pasi u shpall kampion i Anglisë.

“Asnjëherë nuk jam ndier kaq i dashur. Me gjithë zemër, shpresoj që tifozët të njohin përkushtimin dhe punën time ndër vite”, tha Arnold lidhur me atë moment.

26-vjeçari pritet të largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë dhe karrierën do ta vazhdojë në Real Madrid./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm