Ylli i Real Madridit, Trent Alexander-Arnold e pret një përballje emocionuese të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet me Liverpoolin në “Anfield Road”.
Kjo ndeshje pritet me interes për të dhe për të gjithë tifozët, pasi ai u largua këtë verë nga Liverpooli për t’iu bashkuar Real Madridit, shkruan Arbresh.info.
Para kësaj përballje, Trent Alexander-Arnold, ka folur ku nuk e ka mohuar që do të jetë një ndeshje e vështirë për të.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sidomos për shkak të atmosferës dhe pritjes që do të na bëhet”, tha ai.
Kur u pyet nëse do të festonte në rast se do të shënonte kundër Liverpoolit, ai u përgjigj: “Nëse do të shënoja, nuk do të festoja. Jo”.
Ai ka folur edhe për tifozët e Liverpoolit.
“Çfarëdo mënyre të më presin, është zgjedhja e tyre. Unë do ta dua gjithmonë klubin, do të jem gjithmonë tifoz i Liverpoolit. Jam përjetësisht mirënjohës për mundësitë që më dhanë dhe për gjithçka që arritëm bashkë – ato kujtime do të më shoqërojnë gjithë jetën. Nuk ka rëndësi si do të më presin, ndjenjat e mia ndaj klubit nuk do të ndryshojnë kurrë”, potencoi ai.
Trent kaloi shumë vite tek klubi i tij i fëmijërisë Liverpooli, ku edhe fitoi gjithçka me ta. Ai ka qenë një prej lojtarëve më të dashur të tifozëve, ku ka edhe muralin e tij në një vend të caktuar të qytetit.
Ndeshja mes Liverpoolit e Realit, luhet të martën me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...