Përpara pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, Superliga e Kosovës do të zhvillojë edhe xhiron e 13-të.
Kjo fundjavë do të jetë e mbushur me derbin në elitën e futbollit kosovar, por në vëmendje do të jetë derbi mes Ballkanit dhe Dritës.
Pas 12-të xhirove të zhvilluara, Drita gjendet në vendin e parë me 21 pikë, ndërsa me një më pak është Ballkani e cila pozicionet në vendin e dytë.
Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi në një prononcim për “GazetaBlic Sport” tha se do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Dritës, pasi skuadra e Ardian Nuhiut ka treguar paraqitje positive në xhirot e fundit.
“Është një ndeshje e vështirë ndaj rivalit direkt dhe një ndeshje derbi. Do të jetë e vështirë sepse Drita ka treguar shumë ndeshje të mira, por pas atij rezultati zhgënjyes javën e kaluar duhet të fitojmë ndeshjen për të rikthyer qetësinë dhe pozitën e parë”, tha fillimisht Thaqi.
Më pas, ai tha se janë të vetëdijshëm për fuqinë e kundërshtarit, por do të luftojnë për fitore deri në fund të ndeshjes.
“Jemi të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë, por ne do të luftojmë për fitore deri në fund të ndeshjeve”, përfundoi ai.
Ndeshja zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë