Armando Sadiku shpresonte të rikthej me gol te Shqipëria pas mungesës për një vit në skuadrën kombëtare.
Kombëtarja shqiptare pësoi disfatë nga Turqia me rezultat 2 me 0 në “Loro Boriçi” mbrëmjen e sotme (e premte) duke i nisur me humbje ndeshjet në kuadër të kualifikimeve në Kampionatit Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Sadiku e pranon se humbja e shumë shanseve i ka ndëshkuar ata si një “kombëtare e vogël”.
“E nisëm mirë ndeshje, kishim dy tre raste që nuk i shfrytëzuam”, ka thënë sulmuesi pas ndeshjes.
“Duhet të jemi realist se ne jemi një kombëtare e vogël dhe nëse nuk i shfrytëzojmë rastet ndëshkohemi”
I pyetur për rikthimin e tij pas një viti te kombëtarja shqiptare, Sadiku tha:
“Prisja të kthehesha me gol dhe të luaja si titullar, por në stërvitje kam pasur një tërheqje dhe për këtë fakt nuk e nisa takimin si titullar”
“Megjithatë, prisja një tjetër mënyrë dhe të shënoja dhe të festoja. Me zor e kam pritur këtë ditë pas shumë gjërave dhe ditëve të vështira që kam kaluar”, përfundoi lojtari./arbresh.info/
Pas SHBA-së, edhe Britania tërheq personelin e vet nga Katar...
“Më vjen shumë keq që jemi zënë për ish-in”, sqarohen Bia dh...
KEK: Njësia B1 rikthehet në operim, prodhimi i energjisë në ...
Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale
Sorensen takoi komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpuni...
Ilir Ferati reagon për situatën në parti: LDK është më e mad...