Sulmuesi shqiptar Armando Broja, mund të largohet nga Chelsea në drejtim të kampionatit italian.
Siç raporton Tuttosport, Torino e ka shënjestruar sulmuesin e Chelseat për afatin kalimtar të janarit, për shkak të përleshjes se trajnerit Ivan Juric me Nemanja Radonjic.
Radonjic pritet të largohet nga Torino në afatin dimëror për shkak të një krize në raportin me trajnerin Juric.
Në rast se largimi i tij ndodh, atëherë Broja do të ishte njëri ndër kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar atë.
Broja nuk ka mundur të gjejë shumë hapësira tek Chelsea këtë sezon. Ai ka shënuar vetëm një gol në shtatë paraqitje në të gjitha garat në sezonin 2023/2024 për “Blutë e Londrës”.
22-vjeçari së fundmi u rikthye në aksion pas lëndimit të rëndë që kishtë pësuar në gju dhe kjo nuk ishte hera e parë që po raportohet për një kalim të tij në Itali, pasi që edhe më herët klube si Milan dhe Napoli kishin pyetur për shërbimet e tij./Telegrafi/
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake