Armand Duka uron presidentin Agim Ademi

16:50 | 3 Maj 2020

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka uruar presidentin e FFK-së, Agim Ademi për katër vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA.

Para katër viteve në datën e sotme u pranua Kosova në familjen evropiane të futbollit si anëtare me të drejta të plota, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa ky është mesazhi i Arman Dukës për Ademin:

“I nderuari z. Ademi!

Me përvjetorin e katërt të pranimit të Kosovës në UEFA, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju përcjell në emrin tim dhe të të gjithë anëtarëve të familjes së futbollit në Shqipëri urimet më vëllazërore për këtë ditë historike për Kosovën.

Ëndrra e shumë brezave në Kosovë tashmë është realitet i prekshëm. Kosova prej 4 vitesh është bërë pjesë e familjes evropiane të futbollit si anëtare me të drejta të plota. Puna e madhe e bërë nga Presidenti Vokrri dhe ju sot kanë bërë që Kosova të ketë vendin e merituar në panoramën e futbollit evropian. Kjo arritje na bën krenar dhe jemi optimist se do të keni një të ardhme të ndritur përpara, me fitore dhe suksese të cilat na kënaqin dhe gëzojnë pa masë.

Marrëdhëniet tona vëllazërore dhe institucionale janë dhe do të jenë në nivelet maksimale të bashkëpunimit. Së bashku do të zhvillojmë projekte të rëndësishme për rritjen e futbollin shqiptar.

Përshëndetje të përzemërta”, shënoi Duka./arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara