Top Executive Programme, takimi periodik i nivelit të lartë ekzekutiv të UEFA-s ku marrin pjesë drejtuesit më të lartë të federatave anëtare të qeverisë së futbollit europian, u zhvillua ditën e sotme përmes video-konferencës ku morën pjesë Presidenti i FSHF-së, në të njëjtën kohë edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, përcjell arbresh.info.
Në këtë mbledhje u diskutuan çështje të rëndësishme në lidhje me futbollin europian, siç ishte të ardhurat e ekipeve Kombëtare europaine për periudhën 2022-2028 si edhe suksesi i Ligës së Kombeve, kompeticion i UEFA-s që është në edicionin e tij të tretë, dhe mundësitë e zgjerimit dhe zhvillimit. Një pikë tjetër e rendit të ditës ishin edhe kompeticionet e ndryshme të UEFA-s dhe zhvillimet përkatëse për meshkuj dhe femra.
Gjithashtu, në mbledhjen e TEP-it u diskutuan edhe qëndrimet e UEFA-s lidhur me ndryshimet statutore të FIFA-s, teksa një nga temat e parashikuara në rendin e ditës ishte edhe diskutimi mbi idenë dhe studimin e fizibilitetit të zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vite.
Të gjithë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të federatave anëtarëve të UEFA-s diskutuan qëndrimet e tyre lidhur me këtë çështje dhe efektet që mund të ketë zhvillimi i këtij kompeticioni çdo dy vjet.
Në këtë mbledhje, poashtu kanë marrë pjesë edhe Federata e Futbollit të Kosovës, në krye me Agim Ademi.
Lexo edhe:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...