Arlind Ajeti ishte pa skuadër që nga 1 korriku i këtij viti, datë kur i dha fund aventurës me Reggianën, që nuk siguroi dot qëndrimin në Serie B.
Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka të drejtë të firmosë me çdo ekip si lojtar i lirë.
Mediat italiane raportojnë se 28-vjeçari është afër kontratës me ekipin e Padovës, që garon në Serie C.
Lëndimi i Nahuel Valentinit ka ndikuar që drejtuesit e Padovës të kërkojnë shërbimet e Ajetit.
‘Trivenetogoal’ raporton se të dy palët janë në bisedime të vazhdueshme.
Akordi paraprak është arritur dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i kalimit të Ajetit te Padova, që do të jetë ekipi i pestë për të pas Frosinones, Torinos, Crotones dhe Reggianës./Arbresh.info
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit