Dhjetë kombëtaret e Amerikës së Jugut u rikthyen në fushë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, duke dhuruar befasi të mëdha dhe rezultate interesante.
Ekuadori mposhti kampionët e botës, Argjentinën, me shifrat 1-0. Golin vendimtar e realizoi Enner Valencia nga pika e bardhë e penalltisë. Ndeshja u tensionua më tej, pasi të dyja skuadrat e mbyllën me nga dhjetë lojtarë pas kartonëve të kuq për Caicedo dhe Otamendi.
Leo Messi nuk u paraqit fare në këtë ndeshje, me trajnerin Scaloni që vendosi ta pushonte atë.
Edhe Brazili dështoi në udhëtim, duke u mundur nga Bolivia me të njëjtin rezultat minimal 1-0. Goli erdhi nga Migelito, i cili shënoi saktë nga penalltia, duke fundosur “Seleçaon”.
Spektakël i vërtetë u pa në Venezuelë, ku Kolumbia triumfoi 6-3 në një ndeshje plot gola dhe ritëm të lartë. Kolumbianët treguan forcën e tyre sulmuese dhe morën tre pikë të rëndësishme.
Nga ana tjetër, Peruja u dorëzua përballë Paraguait, duke humbur me shifrat 1-0. Një gol i vetëm mjaftoi që paraguajasit të gëzonin në këtë përballje të fortë.
Ndërkohë, dueli i pritur mes Kilit dhe Uruguait nuk prodhoi fitues. Përballja u mbyll pa gola, duke ndarë nga një pikë për secilën kombëtare.
Argjentina, Ekuadori, Kolumbia, Uruguai, Brazili dhe Paraguai janë skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorë, derisa Bolivia një gjë të tillë do ta kërkojë nga Play-Off.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...