Pas humbjes 3–2 të Milanit në miqësoren ndaj Virtus Entella, Ardon Jashari ka folur për “Milan TV”, duke shprehur emocionet e rikthimit të tij në formacionin titullar – një rikthim i gjatë pritur pas dëmtimit që e mbajti jashtë për mbi dy muaj.
Jashari pranoi se rikthimi nuk ka qenë i lehtë por tani synon ta zërë vendin titullar sa më shpejtë te klubi italian.
“Ka qenë një rrugë e gjatë për të ardhur deri këtu, sidomos pas periudhës së ngarkuar të merkatos dhe dëmtimit serioz. Pas rreth tre muajsh, është fantastike të jem sërish në fushë nga minuta e parë, edhe nëse është vetëm një miqësore. Është një ndjenjë shumë e mirë”.
“Është gjithmonë pak e vështirë të nisësh sërish pas kaq kohësh, dhe në fusha të tilla akoma më shumë. Por më kishte marrë malli për futboll. Sot e rëndësishmja ishte të gjeja ndjesitë e duhura: të bëja gjëra të mira me topin dhe të vrapoja shumë për ekipin”.
Mesfushori shqiptar theksoi se ndihma dhe ambienti te Milani kanë qenë vendimtarë gjatë muajve të rikuperimit.
“Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme. Trajneri Massimiliano Allegri dhe shokët e ekipit më kanë ndihmuar shumë. Gjatë dëmtimit kam marrë shumë mesazhe, dhe edhe kur stërvitesha vetëm në Milanello e ndjeja mbështetjen e tyre”./Telegrafi/
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...