Ardon Jashari po shkëlqen si kurrë më parë në elitën e futbollit belg.
Sipas faqes së njohur të statistikave dhe vlerësimeve të lojtarëve, Transfermarkt, 22-vjeçari shqiptar ka thyer rekorde në përditësimin e fundit të vlerave të futbollistëve në Jupiler Pro League.
Mesfushori i talentuar i Club Brugge tani ka një vlerë marramendëse prej 32 milionë eurosh, duke u bërë kështu futbollisti më i shtrenjtë në Belgjikë nga gjithsej 436 lojtarë të analizuar.
Rritja e tij ka qenë meteoritike fillimisht vlera e tij ishte 7 milionë euro, më pas u ngrit në 25 milionë, dhe në një tjetër përditësim të shpejtë arriti shifrën historike prej 32 milionë eurosh, një rekord i paprecedent për ligën belge.
Ky sukses i jashtëzakonshëm e konfirmon Ardon Jasharin si një nga emrat më premtues të futbollit europian, ndërsa pritet që në të ardhmen të tërheqë interesimin e klubeve të mëdha nga ligat më prestigjioze.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...